Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo, është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Berlin.
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo, në kuadër të vizitës së tij në Berlin, është takuar me Komisionerin për Bujqësi, Phil Hogan, si dhe komisionerin për Siguri të Ushqimit dhe Shëndetësi, Vyetinis Andriukatis, ku është biseduar ekskluzivisht për procesin e integrimit evropian të Republikës së Kosovës në avancimin e sektorit të bujqësisë.
Me këtë rast, ministri Rikalo ka marrë përkrahje të fuqishme nga të dy komisionerët për mbështetjen e Kosovës në të gjitha proceset e integrimit evropian.
Po ashtu, ministri Rikalo është shprehur i gatshëm që përmes angazhimit të tij në ministri t’i përmbush të gjitha kriteret që dalin nga MSA-ja, e gjitha kjo për një rrugëtim sa më të shpejt të Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian.
Gjatë këtij takimi, ministri ka prezantuar edhe të arriturat në sektorin e bujqësisë, si dhe i ka njoftuar ata me programet e ministrisë për mbështetjen e bujqësisë dhe zhvillimit rural në përgjithësi.