Fjalë Kyçe

Rikthehen rastet me koronavirus në Spanjë pas heqjes së karantinës

Rikthehen rastet me koronavirus në Spanjë pas heqjes së karantinës

Në Spanjë janë konfirmuar 3.715 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë të mërkurën. Ky numër është rekord ditor që nga heqja e karantinës në këtë vend, në fund të qershorit. Në kryeqytet, Madrid, janë shënuar më së shumti raste – 1.535.

Sipas njoftimit, përcjell Reuters, në 24 orët e fundit kanë vdekur 14 pacientë me COVID-19, derisa një ditë më herët kanë vdekur 21.

Në javën e fundit kanë vdekur 131 persona. Që nga fillimi i pandemisë, në Spanjë janë shënuar 370.867 raste pozitive. Spanja ka numrin më të madh të të infektuarve në Evropën Perëndimore në 14 ditët e fundit për 100 mijë banorë.

Autoritetet lokale kanë vënë kufizime për klubet e natës dhe transportin publik, të cilat ishin hequr para një jave.