Fjalë Kyçe

Rikthehet Cikalleshi/ Shërohet nga covid, mungoi me Poloninë

Rikthehet Cikalleshi/ Shërohet nga covid, mungoi me Poloninë

Sokol Cikalleshi ishte një prej të munguarve të mëdhenj të ndeshjes kyçe të eliminatoreve të botërorit atë përball Polonisë më 12 tetor.

Një ditë përpara takimit ai rezultoi pozitiv me Covid dhe negativizimin e ka marrë vetëm sot, më 21 tetor. Në një intervistë për Top Channel ai tregon përjetimin e tij për mungesën në atë ndeshje.

Sokol Cikalleshi: Kam patur edhe më parë raste të rezultoja pozitiv pr të nesërmen kam dalë negativ dhe kam luajtur madje kam shënuar tre gola në dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve ku dolëm të parët në grup, shpresova shumë të ishte edhe ky një rast i tillë por doktori më tha mos u lodh kot sepse këtë herë je 100% pozitiv.

Po si tu duk si ndeshje? Si tu duk këtë herë që ishe spektatorë si të gjithë?

Cikalleshi: Tani nuk mund të flasim edhe për rastet dhe për çfarë ndodhi sepse diskutime do të ketë gjithmonë edhe në ndeshjet q ne do të fitojmë. Kemi edhe dy ndeshje ta mbyllim në mënyrën më të mirë të mundshme. Minimumi të lëm një nga ekipet si Hungari pas në renditje.

Dy ndeshjet e radhës luajmë me më të fortën e grupit Anglinë dhe Andorrën çfarë llogarish mund të bëjmë?

Cikalleshi: Anglia dihet se kush është por ne nuk do të shkojmë të mundur atje. Eshtë një ndeshje shumë e vështirë, më e vështira e të gjithë grupit, por futbolli është futboll dhe prandaj është i bukur dhe asnjëherë nuk i dihet. Pastaj kemi një ndeshje që duhet fituar me Andorrën.

Pas shuarjes së ëndrrës për kualifikim në botëror ka patur shumë diskutime në lidhje me të ardhmen e trajnerit Reja.

Cikalleshi: Do të doja shumë që Reja të vazhdonte tek skuadra jonë Këtë nuk e them vetëm nga ana personal, por duke e parë situatën në tërësi, kombëtarja ka bërë hapa përpara. Ishim në kohën e De Biazit kur ne luanim një sistem loje difensiv strikt, ku mendonim në fillim mos të pësonim më pas ca të dilte përpara, tani luajmë në sulm, kontrollojmë topin e menaxhojmë dhe shënojmë./tch