KEDS ka njoftuar se pas një pune intenzive dhe një dite të gjatë angazhimi, ekipet e KEDS dhe ato të KOSTT kanë arritur ta sanojnë me sukses prishjen në Nënstacionin 110/10 kV, duke kthyer kështu furnizimin me energji elektrike për konsumatorët.
KEDS vlerëson lartë përkushtimin dhe gatishmërinë e punëtorëve tanë, të cilët u dolën në mbështetje ekipeve të KOSTT dhe falenderon të gjithë konsumatorët për mirëkuptimin e treguar!, thuhet në njoftim.