Fjalë Kyçe

Rikthehet hendbolli kosovar

Rikthehet hendbolli kosovar

Hendbolli kosovar do të rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 15-të të Superligës, që zhvillohen më 9 e 10 shkurt.

Të shtunën më 9 shkurt, fillon stinori pranveror në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt), shkruan Gazeta Express.

Më 9 e 10 shkurt do të zhvillohen ndeshjet e javës së 15-të, ndërsa shpresohet në hendboll cilësor e rivalitet të mirë mes skuadrave.

Ndeshjet e javës së parë pranverore, përkatësisht xhiros së 15-të, janë: Besa Famgas – Drita, Vushtrria – Kastrioti, Zhegra – Prishtina, Vëllaznimi – Samadrexha, Drenica – Trepça.

Federata i ka bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e stinorit pranveror.

Këtë fundjavë pos trajnimeve për trajnerë, gjyqtarë e delegatë është bërë edhe kontrollimi i obliguar mjekësor për lojtarët.

Janë bërë edhe gjitha përgatitjet tjera që kanë të bëjnë me mbarëvajtje të garës.
Në Superligën e hendbollisteve stinori pranveror nis më vonë, më 2 mars.