Edhe gjashtë raste të reja me koronavirus në Kosovë — shërohen dy pacientë të tjerë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se sot sot janë konfirmuar edhe gjashtë raste të reja me koronavirus në vend.
Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 1038.
Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 243 mostra, prej të cilave gjashtë kanë rezultuar pozitive.
“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 6 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Romajë)”, ka njoftuar IKSHPK.