Fjalë Kyçe

A do të rikthehet Lionel Messi në Argjentinë?

A do të rikthehet Lionel Messi në Argjentinë?

Lionel Messi ka marrë vendimin e tij për të ardhmen me Kombëtaren e Argjentinës.

Pas një pauze që nga Kupa e Botës në Rusi, ylli i Barcelonës ka vendosur që të kthehet të luaj me kombëtaren.

“AS” raporton se Leo do të kthehet me Kombëtaren e Argjentinës, ku da ta bartë shiritin e kapitenit në rrugëtimin e Kupës së Amerikës në Brazil, transmeton lajmi.net.

Ndeshja e fundit e Lionel Messi me Argjentinën ishte ajo kundër Francës, në Kupën e Botës 2018.

10-shi i Barcelonës ka refuzuar që të paraqitet në ndeshjet miqësore që kombëtarja e tij i luajti që nga ajo kohë, por me vendimin e tij të fundit, ai duket se do të kthehet për ta udhëhequr skuadrën e tij kombëtare drejt triumfit në Kupën e Amerikës.