Ka kohë që reperja nga Istogu, Rina Balaj, e ka zyrtarizuar lidhjen me reperin shqiptar që jeton dhe vepron në Greqi, Sin Boy
Këtë së fundmi e ka sqaruar vet artistja, teksa tregon se Sin Boy është me prejardhje nga Berati.
“E gjitha që ju nevojitet është dashuria me të vërtetë. Ta sqaroj edhe një fakt se SinBoy është shqiptar nga Berati që ka jetuar në Greqi, e dini se nuk jam tradhtare e kombit”, ka shkruar ajo në në postim të ndarë me ndjekësit në InstaStory.
Çifti i ri i showbizit po kalojnë kohë të mirë me njëri-tjetrin, ndërsa po punojnë së bashku edhe në prurje të reja.
Ata tashmë kanë finalizuar klipin e ri, i cili pritet të prezantohet së shpejti para publikut dhe fansave të shumtë të tyre.
Ndërkaq, “Meredith” i lansuar në dhjetor nga Rina dhe Sin Boy u prit tejet mirë dhe tashmë ka arritur të grumbullojë mbi dy milionë klikime në YouTube
https://www.instagram.com/p/B76yWIhF38I/?utm_source=ig_web_copy_link