Rina Balaj është njëra nga artistet shqiptare që përpos muzikës, ka dëshirë të eksperimentojë edhe me dukje.
Ajo përmes imazheve të ndryshme në rrjete sociale mundëson fansat e saj të shohin më afër jetën në përgjithësi.
Javët e fundit bukuroshja ka qenë duke shijuar kohën në bregdet, ku shpesh është parë nën shoqërinë e të dashurit, Sin Boy.
Kështu, në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, Rina ka mahnitur me pozat e marra para kamerës.
E veshur me një fustan të bardhë, asaj i janë theksuar të pasmet tërheqëse, për të cilat bën stërvitje të shumta.
Ajo ka sjellë dy versione të fotografisë, njërën në mënyrë normale kurse tjetrën me format bardh e zi.
Sidoqoftë, artistja nga Istogu ka paralajmëruar edhe projekte të reja muzikore, të cilat do vijnë së shpejti.
Derisa vazhdon punën në studio muzikore, “Tokyo” mbetet hiti i saj i fundit që u pëlqye mjaft shumë.