Fjalë Kyçe

‘Ringrihet’ Notre Dame, koncert për Krishtlindje për herë të parë pas zjarrit shkatërrues

‘Ringrihet’ Notre Dame, koncert për Krishtlindje për herë të parë pas zjarrit shkatërrues

Me kapela dhe kostume mbrojtëse, për të treguar se katedralja ende po rindërtohet, pjesëtarët e korit të Notre Dame kënduan brenda monumentit mesjetar, për herë të parë që kur një zjarr gati e shkatërroi atë.

Koncerti në vigjilje të Krishtlindjeve është një traditë vjetore në Francë. Eventi, i zhvilluar pa audiencë, u regjistrua më herët gjatë muajit dhe u transmetua në televizion pak para mesnatës. Kori performoi pjesë klasike të Moxarti dhe Shuberit.

Struktura me arkitekturë gotike dhe një prej atraksioneve kryesore të Parisit u përfshi nga flakët në 15 prill të vitit 2019. Zjarri shkatërroi çatinë dhe kullën karakteristike me majë.

Presidenti Emanuel Macron u zotua të rindërtojë katedralen brenda 5 viteve. Por, deri më tani, shumica e punimeve janë fokusuar për ta bërë ndërtesën të sigurt, përfshirë pastrimin e mbetjeve toksike.