Gjatë ditës së diele, 17 nëntor, janë rinumëruar 140 vendvotime.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.
Sipas tij, në përgjithësi sipas të dhënave të deritashme, numri i vendvotimeve të rinumëruara është 573 vendvotime apo rreth 41%.
“Gjatë ditës së diele, 17 nëntor, janë rinumëruar 140 vendvotime. Pra, në përgjithësi sipas të dhënave të deritashme, numri i vendvotimeve të rinumëruara është: 573 vendvotime apo rreth 41%. Kanë mbetur për rinumërim edhe 834 vendvotime”, ka thënë ai.