Rita Ora hapi arkivat e fotografive të vjetra.
Rita Ora ka ndarë me ndjekësit një imazh, të cilin e kishte realizuar në vitin 2010 gjatë një fotosesioni në fillet e para të karrierës së saj, shkruan lajmi.net.
Në atë foto, këngëtarja u shfaq e veshur me një fustan të shkurtër, ndërsa edhe stilin e flokëve e kishte më ndryshe prej atij që bart tani.
Rita po qëndron e vetizoluar në shtëpinë që ka marrë me qira në Londër, ndërsa ka nisur punën për albumin e tretë.
Ajo në shtëpi po e shfrytëzon kohën edhe për t’u marrë me aktivitete tjera, siç është piktura dhe ushtrimet.