Rita Ora është kthyer prapa në kohë.
Rita Ora këto ditë pandemie po i kalon në Londër, derisa planet që kishte në muzikë ia prishi pandemia, shkruan lajmi.net.
Tashmë secili prej nesh lëvizim me maska e doreza jashtë shtëpisë, në mënyrë që të mos rrezikohemi nga infektimi me COVID-19.
Por, vendosja e maskës ka qenë në ‘modë’ për disa prej yjeve, ndërsa ta edhe Rita vitin e kaluar ishte dalur publikisht në një ngjarje me të.
Ajo u shfaq në tapetin e kuq të eventit “Hits Radio Live” në Birmingham në nëntor të 2019-së, ku maskën e kishte përshtatur me fustan.
Rita thotë se ishte përpara të tjerëve në këtë drejtim.