Rita Ora vazhdimisht po bën thirrje që të mbrohen nga infektimi me koronavirus.
Së fundi, këngëtarja shqiptare, Rita Ora, bashkë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë kanë krijuar emblemën për të inkuarajuar të gjithë në luftën kundër koronavirusit, shkruan lajmi.net.
Po ashtu, është lansuar linja e bluzave, me po të njëjtën emblemë, paratë nga shitja e të cilave synohet të mblidhen donacione që ndihmojnë në luftën kundër pandemisë.
Rita u fotografua së fundi teksa po dilte nga shtëpia e saj në Londër, e veshur me bluzën që mban logon e koronavirusit si dhe me maskë në fytyrë.
Bashkë me të ishte edhe motra e Ritës, Elena, e cila po ashtu kishte vendosur maskë në fytyrë.
Përveç bluzave, shiten edhe kapele e afishe, kurse paratë e fituara i shkojnë Fondacionit të Kombeve të Bashkuara dhe Fondit të Përgjigjes së Solidaritetit të COVID-19 të Organizatës Botërore të Shëndetit.