Duke qëndruar e pozuar përballë një pasqyre, Dafina Zeqiri, ka vënë në pah linjat e saj fine, në një postim të bërë së fundmi në llogarinë e saj në Instagram. Komente të shumta nga fansat e estrada, vërshuan në fotografinë e Dafinës.
Mes komentesh më të veçanta ishte ai i yllit me famë botërore, Rita Ora.
“Je shumë tërheqëse! Çfarë trupi! ” është komenti që Ora ka shkruar në fotografinë e Zeqirit.
9
Ndryshe, Dafina është e njohur për eksperimentet e shumta që bën me dukjen e saj, si në veshje, po ashtu edhe në grim dhe stil të flokëve.
Projekti i saj i fundit është kënga “Mos shko”, në bashkëpunim me këngëtarin Yll Limani. Kënga është pëlqyer shumë nga publiku, dhe për më pak se një muaj ka arritur të mbledh mbi 6 milionë shikime në kanalin zyrtar të Dafinës në YouTube.