Rita Ora jo rastësisht cilësohet si një nga artistet më të bukura.
Rita Ora ka joshur të gjithë me fotografitë e fundit të cilat i publikoi në Instagram, shkruan lajmi.net.
Ajo ka postuar disa fotografi në një ashensor, ku me disa pozime atraktive arriti edhe një herë të tërheq vëmendjen e ndjekësve.
Brenda pak minutave bukuroshja në postimin e bërë mori mbi 60 mijë pëlqime.
Përndryshe ‘Ritual’ titullohet projekti i fundit i saj të cilin e publikoi javë më parë dhe po pëlqehet shumë nga publiku.