Rita Ora ka performuar ‘live’ për emisionin “The Tonight Show”.
Rita Ora ishte mysafirja e radhës në edicionin e emisioneve nga shtëpia të “The Tonight Show” me Jimmy Fallon, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja ka interpretuar hitin e ri “How to be lonely”, e përcjellë me back-vokal dhe me instrumente.
Ajo ishte veshur me një fustan të gjatë, ndërsa flokët i kishte lidhur dhe dukej atraktive, por vëmendja ishte tek interpretimi i saj.
Për ndryshe, Rita gjatë kësaj periudhe pandemie ka zbuluar talentin e saj të fshehtë, që është piktura.
Më poshtë mund ta dëgjoni performancën ‘live’ të Rita Orës për emisionin “Th Tonight Show” të Jimmy Fallon.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=38&v=eTO0pMgwzgE&feature=emb_title