Rita Ora dy ditë më parë publikoi projektin “Carry On”, të cilin e solli në bashkëpunim me Kygon, shkruan lajmi.net.
Ky projekt do të jetë njëherësh kolonë zanore e filmit “Detective Pikachu”, ndërsa po pritet mirë në publik.
Ajo ka marrë mbi 1 milion klikime në YouTube, ndërsa tani ka njoftuar se është renditur e nënta në tabelën e iTunes.
Për ndryshe, është një tjetër shqiptare që po qëndron para Ritës në këtë tabelë dhe ajo është Ava Max, e renditur e gjashta me “Sweet but Psycho”.