Fjalë Kyçe

Robert Berisha e mohoi lidhjen me të, shpërthen keq Jessica Kadiu

Robert Berisha e mohoi lidhjen me të, shpërthen keq Jessica Kadiu

Deklarata bombë e modeles Jessica Kadiu, e cila pranonte lidhjen me Robert Berishën, bëri bujë në mediat shqiptare pasi këngëtari e kishte mohuar kategorikisht romancën në verën e kaluar, kur u panë së bashku në Turqi.

Modelja tregonte se e dashuronte Robertin akoma dhe shpresonte që një ditë të mund të ktheheshin sërish bashkë, duke e falenderuar ndërkohë për të gjithë dashurinë që ai i kishte dhuruar.

Por pavarësisht se ajo ëndërronte rikthimin me të dhe janë kapur shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, Roberti e mohoi të ketë diçka me bukuroshen duke u shprehur se “me vajza të reja s’bën të merret”.

Pasi Roberti ka folur dhe njëherë për lidhjen me Jessican, kjo e fundit ka reaguar.

Këngëtari ka bërë me dije se mes tij dhe modeles sot ka një miqësi të mirë. “Ka mbetur vetëm një shoqëri shumë e mire mes nesh, kështuqë nuk e di se çfarë ka dashur ajo të thotë, mua më kanë nxjerrë shumë herë nëpër intervista ku mkanë provoku por ska pasur asgjë serioze. Ska asgjë mes nesh dhe shpresoj që asaj mos ti bëhet problem se është gocë e re dhe nuk e mendon ajo atë pune.

Mbrëmjen e djeshme, edhe modelja ka postuar disa foto në llogarinë e saj të Instagramit, Instatsory për këtë temë, e cila paralajmëron se do të flasë shumë shpejt rreth kësaj teme dhe se nuk dëshiron të prishë reputacionin e askujt. Gjithashtu ajo ka shkruar se ka prova të mjaftueshme për të shkatërruar jetën e këtij personi dhe se ai mund ta mohojë sa të dojë këtë lidhje, por vetëm ajo e di se ku qëndron e vërteta.