Blerim Destani ka publikuar një foto krah Robert De Niros.
Blerim Destani po vazhdon xhirimet e filmit të ri, kësaj radhe bashkë me aktorin e famshëm Robert De Niron, shkruan lajmi.net.
Së fundi, aktori shqiptar ka postuar një fotografi në Instagram, në të cilën shfaqet bashkë me De Niron duke bërë shqiponjën dykrenare.
“Me Robert De Niron” në xhirimet e “Comeback Trail”, një nga momentet më të mira të karrierës time”, ka shkruar Destani.