Renee sot feston ditëlindjen e katërt dhe prindërit e kanë befasuar.
Vajza e këngëtarëve, Nora Istrefi dhe Robert Berisha, sot feston ditëlindjen e saj të katërt.
Me rastin e kësaj date të veçantë për të dhe prindërit e saj, Renee përveç urimeve ka pranuar edhe një befasi të bukur nga prindërit, shkruan lajminet.
Ata i kanë organizuar një festë përrallore ku edhe i kanë ftuar shoqërinë për t’u argëtuar.
Pak nga festa që po mbahet me rastin e ditëlindjes së vogëlushes Renee ua sjellim nëpërmjet disa fotografive në vazhdim.