Real Madridi ka nisur përgatitjet pas disa ditësh pushim.
Los Blancos janë rikthyer në stërvitje me disa mungesa, pasi kanë humbur disa futbollistë shkaku i infektimit me COVID-19 gjatë pushimeve.
Reali ka konfirmuar se pas testeve të kryera në mëngjesin e së mërkurës, Thibaut Courtois, Vinicius Junior, Fede Valverde dhe Eduardo Camavinga kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Sido që të jetë, lajmi i mirë është rikthimi në stërvitje i Isco, Marcelo, Alaba, Asensio e Modric, që të gjithë kanë humbur ndeshje pak para pushimeve shkaku i koronavirusit.
Duke parë skuadrën që ka Carlo Ancelotti, vështirë se do të ndjejë mungesën e futbollistëve të infektuar, veçmas Vinicius Junior që ka qenë i pazëvendësueshëm dhe shumë në formë këtë edicion./express