Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se aktgjykimi dënues i Gjykatës Speciale ndaj komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, nuk është aktgjykim ndaj UÇK-së.
Në një shkrim në Facebook, ai ka thënë se dënimi që iu shqiptua të premten Mustafës është i rëndësishëm për forcim të sundimit të ligjit.
Mustafa u dënua me 26 vjet burgim për “krime lufte” në kompleksin në Zllash në vitin 1999.
“Gjykim i rëndësishëm që forcon sundimin e ligjit. Është aktgjykim ndaj një individi për kryerje të krimeve të rënda të luftës, jo aktgjykim ndaj UÇK-së”, ka shkruar Rohde në Twitter të shtunën.