Roma nuk e ka ndërmend të ndalet me transferime.
Edhe pse bëri mbi 10 transferime në verë, Roma dëshiron ta transferojë edhe një lojtar në afatin e janarit.
Skuadra italiane është duke kaluar nëpër një formë tejet të dobët në këtë sezon, por që shpresojnë të këndellen në pjesën e dytë të sezonit, përcjell “lajmi.net”.
Roma dëshiron ta transferoj yllin e Dortmundit, Julian Weigl.
Mesfushori po kalon nëpër një formë të jashtëzakonshme, andaj skuadra italiane po tenton transferimin e tij në janar.
Dortmund do të refuzoj shitjen e tij, por që një ofertë rreth 75 milionë euro, mund ta ndryshojë qëndrimin e tyre.