AS Roma është duke menduar për zëvendësuesin e Daniele De Rossit.
Mefushori italian është duke shkuar drejt fundit të karrierës së tij. Sipas medieve italiane, krerët e romakëve, janë duke i monitoruar disa lojtarë për pasues te ikonës së tyre.
Pulgar i Bolognas, raportohet se pëlqehet nga kryeqytetasit italian. Krerët e Romës janë duke u përgatitur që të nisin negociatat me Bolognan për transferimin e Pulgar, për të cilin thuhet se ka një të ardhme të ndritshme.
Ndryshe, mesfushori i Bolognas është duke u monitoruar edhe nga disa klube tjera evropiane.