Roma ka shënuar fitore në derbin e kryeqytetit italian përballë Lazios, në kuadër të javës së 30-të në Serie A.
Romakët shënuan fitore të pastër me rezultatin 3-0, duke shënuar të tre golat brenda pjesës së parë.
Tammy Abraham shënoi dy gola në minutat 1 dhe 22, kurse Lorenzo Pellegrini në minutën e 40-të.
Vlen të përmendet se Thomas Strakosha ishte në portë te lacialët për 90-të minuta, kurse Elseid Hysaj luajti për 52 minuta, përcjell express.
Roma tani ka 51 pikë dhe renditet në pozitën e pestë, kurse Lazio ndodhet një pozitë më poshtë me dy pikë më pak.