Fjalë Kyçe

Roma fiton me përmbysje, ngjitet në pozitën e katërt

Roma fiton me përmbysje, ngjitet në pozitën e katërt

Roma ka arritur të fitoja me përmbysje 3:1 në takimin ndaj Spal.

Pjesa e parë prodhoi vetëm një gol, kur mysafirët shënuan me Peatgna (44’) nga pika e bardhë.Por në 45 minutëshin e dytë skuadra e Fonseca u fut më e fokusuar, duke arritur të shënonin tre gola.Lorenzo Pellegrini (53’), Diego Perotti (66’ P) dhe Henrikh Mkhitaryan (83’) realizuan në fitoren e vendasve.Roma tani ngjitet në pozitën e katërt me 32 pikë, një më pak se Lazio që mban pozitën e tretë. Spal ndërkohë mbetet në vendin e fundit me nëntë pikë.