Fjalë Kyçe

Roma fiton pastër ndaj Lazios, Muriqi luajti 59 minuta

Roma fiton pastër ndaj Lazios, Muriqi luajti 59 minuta

Roma ka fituar ndeshjen ndaj Lazios me rezultat të pastër 2:0 në kuadër të javës së parafundit në Serie A.

Mkhitaryan shënoi golin e parë në minutën e 42-të të ndeshjes.

Kurse, Pedro e vulosi fitoren në minutën e 78-të.

Vedat Muriqi ishte startues duke luajtur për 59 minuta, por nuk la ndonjë shenjë.

Me këtë fitore, Roma shkon në kuotën e 61 pikëve në vendin e shtatë, kurse Napoli mbetet i gjashti me 67 pikë.