Fjalë Kyçe

Roma mendon për Alexis Sanchez, por problem mbetet paga e lartë e kilianit

Roma mendon për Alexis Sanchez, por problem mbetet paga e lartë e kilianit

Alexis Sanchez nuk do të qëndroj tek gjiganti anglez Manchester United.

Sulmuesi kilian nuk preferohet nga trajneri Ole Gunnar Solskjaer dhe pritet të largohet gjatë afatit kalimtar veror.

Roma është skuadra e radhës që ka shprehur interesim për transferimin e Sanchezit.

Në fakt Giallorosët po dëshirojnë ta rikthejnë në Serie A kilianin, pasi më parë kishte veshur fanellën e Udineses.

Roma është gati të paguajë 25 milionë euro plus pesë të tjera në formë bonusesh tek Manchester United.

Por problemi qëndron tek paga e lartë e lojtarit e cila është rreth 20 milionë euro.

Drejtori sportiv i Romës, Gianluca Petrachi ka kontaktuar me agjentin e lojtarit duke i kërkuar t’i ulë pretendimet financiare për ta transferuar në Olimpico.

Aktualisht Sanchez nuk ka ndonjë ofertë tjetër nga Evropa dhe nëse dëshiron ta vazhdoj karrierën në Evropë, atëherë i mbetet që të ulë kërkesat financiare.