Roma ka arritur që të shënojë fitore shumë të rëndësishme në kuadër të xhiros së 23-të në Serie A.
Skuadra e udhëhequr nga Di Francesco ka shënuar fitore me rezultatin 3:0, kundër Chievo Veronas, shkruan lajmi.net.
Serinë e golave në këtë takim e hapi Stephan El Shaarawy, kur tundi rrjetën e vendasve në minutën e 9’ të takimit.
Duhej të luheshin edhe nëntë minuta të tjera që të shihnim golin e dytë. Ishte boshnjaku Edin Dzeko i cili në minutën e 18’ dyfishoi epërsinë e kryeqytetasve.
Në pjesën e dytë, rrjetën edhe njëherë e tundi Aleksandar Kolarov i cili realizoi për 0:3, kur luhej minuta e 51’ e takimit.
Me këtë fitore të rëndësishme, Roma aktualisht ngritët në pozitën e katërt në tabelë, me 38 pikë të grumbulluara.
Chievo Verona mbetet në pozitën e fundit dhe konfirmon se është duke rënë nga Serie A, me vetëm 9 pikë pas 23 xhirove.