Fjalë Kyçe

Roma nuk do ta mbajë Mkhitaryanin

Roma nuk do ta mbajë Mkhitaryanin

Edhe përkundër që ka qenë ndër lojtarët më të mirë të Romës, Henrikh Mkhitaryanit nuk do t’i ofrohet kontratë e re.

Marrëveshja aktuale i skadon në fund të qershorit dhe drejtuesit e klubit romak do ta lënë të lirë që të largohet.

Këtë sezon, 33-vjeçari ka shënuar tre gola dhe ka bërë pesë asistime në 24 paraqitje në Serie A.

Futbollisti nga Armenia fillimisht ishte i huazuar te Roma nga Arsenali, kurse në verën e vitit 2020 iu bashkua klubit italian si lojtar i lirë.