Roma janë të interesuar të bëjnë tre transferime në janar, për të forcuar mbrojtjen, mesfushën dhe sulmin e tyre.
‘Giallorosët’ po kalojnë një nga sezonet më të dobëta viteve të fundit, duke u renditur në vendin e shtatë në Serie A pas 14 ndeshjeve të zhvilluara.
Sipas ‘Corriere dello Sport’, objektivi primar i Romës është mbrojtësi i Juventusit, Daniele Rugani, përcjell ‘lajmi.net’.
Në mesfushë, po shikohen mundësitë për Donny van de Beek të Ajax, Julian Weigel te Dortmundit, Hector Herreran e Manchester Unitedit dhe Adrien Rabiot te PSG-së.
Një emër i madh mund t’i bashkohet Romës për fazën e sulmit sipas gazetës italiane, dhe bëhet fjalë për Domenico Berardin e Sassuolos.