Qendërmbrojtësi italian, Alessio Romagnoli ka folur lidhur me spekulimet që e çojnë te Lazio.
Romagnoli thuhet se ka vendosur që t’i bashkohet skuadrës së Lazio si lojtar i lirë, por ai ka hedhur poshtë këtë mundësi së fundmi.
Alessio e ka cilësuar këtë si një shpikje të mediave dhe ka mbetur i befasuar me raportimet.
“Nuk e kuptoj se si një gazetë mund t’i shpikë këto lloj gjërash”, ka thënë Romagnoli, transmeton lajmi.net.
“Kjo tregon mungesë respekti”, shtoi italiani.
27 vjeçari ka qenë gjithmonë tifoz i Lazio, përkundër faktit se u rrit në akademinë e Romës.