Sulmuesi Cristiano Ronaldo pritet ta vazhdojë kontratën me Juventusin.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, agjenti i Ronaldos Jorge Mendes i ka kërkuar Juventusit të vazhdojë kontratën e klientit të tij, transmeton lajmi.net.
Sulmuesi ka kontratë me “Zonjën e Vjetër” deri në Qershor të vitit 2022, dhe mund ta vazhdoj atë për një vit deri në 2023.
Kohëve të fundit kishte shumë zëra që e lidhni 36-vjeçarin me një kalim te Man Utd dhe PSG por duket se ai do të qëndrojë në Itali.
Palët nuk kanë filluar ende bisedimet për vazhdimin e kontratës, por drejtuesit ‘Binanconerë’ tashmë janë informuar për dëshirën që ka Ronaldo të mbetet në skuadër.