Cristiano Ronaldo është i interesuar që trajneri aktual i Spanjës, Luis Enrique, të marrë drejtimin e Manchester United, raporton Sky Sports.
United pritet të konsiderojë Enriquen si një zëvendësues të mundshëm të Ole Gunnar Solksjaer, i cili u shkarkua këtë mëngjes.
Mendohet se ish-trajneri i Barcelonës do të ishte i interesuar të fliste me zyrtarët për vendin e lirë në Old Trafford dhe tani mësohet se ai do të kishte mbështetjen e Ronaldos, i cili mendon se spanjolli është kalibri i duhur i trajnerit për t’i mundësuar United të konkurrojë me Manchester Cityn, Liverpoolin dhe Chelsean, përcjell express.
Luis Enrique fitoi tripletën me Barcelonën në vitin 2015.
Ish-trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, i cili është pa punë që nga largimi nga Bernabeu në maj dhe menaxheri aktual i Ajax-it, Erik Ten Hag, janë gjithashtu emrat që United pritet të marrë në konsideratë.