Me Superkupën e Italisë, të përfshirë sot në vitrinën e trofeve të hipotekuar, pas fitores 1-0 ndaj Milan, të vendosur pikërisht me golin e tij, Cristiano Ronaldo ka regjistruar gjithashtu një tjetër rekord personal.
CR7 në fakt ka fituar trofeun e katërt të Superkupës por të vendeve të ndryshme.
Ylli portugez e ka ngritur këtë trofe me katër ekipe të ndryshme në kampionate të ndryshme: në Portugali me Sporting Lisbona, në Angli me Manchester United, në Spanjë me Real Madrid dhe tashmë me Juventus, ndonëse e zhvilluar në Arabinë Saudite.
Triumfues kudo, ky është SuperCR7.