Cristiano Ronaldo ka vendosur që festën e Krishtlindjeve ta festojë në një mënyrë të veçantë, shkruan Gazeta Express.
Ylli portugez e ka postuar një fotografi në Instagram, ku shihet së bashku me bashkëshorten e tij, Georgina dhe me fëmijët.
34 vjeçari e zgjodhi një vend bregdetar, të nxehtë, për këtë festë, ndërsa përkrah tyre shihet edhe një babadimër.
“Ua urojmë Krishtlindjet të gjithëve”, ka shkruar futbollisti i Juventusit në rrjetin social.