Sulmuesi Cristiano Ronaldo tregoi dëshirën për të bërë historinë me Manchester Unitedin, pas fitores 2 – 1 ndaj Villarrealit.
Portugezi realizoi gol në kohën shtesë (90+5) duke i dhënë fitoren “Djajve të Kuq” ndaj Villarrealit, transmeton lajmi.net.
Pas fitores, Ronaldo foli për BT Sport, ku tha se erdhi për të bërë sërish historinë.
“Çdo gjë është e hapur ne besojmë që do kalojmë tutje”.
“Për këtë arsye u ktheva sepse më mungon klubi, bëra historinë këtu dhe dua ta bëjë sërish”.
“Duhet të falënderoj të gjithë jo vetëm vetën, por skuadrën për të gjitha që po i bën këtë sezon”, nënvizoi ai.
Ronaldo u bë lojtari më me së shumti paraqitje në Ligën e Kampionëve (787) duke tejkaluar Icer Casillas.