Fjalë Kyçe

Ronaldo ia jep fitoren Man Utd-s ndaj Norwichit, realizoi tre gola

Ronaldo ia jep fitoren Man Utd-s ndaj Norwichit, realizoi tre gola

Cristiano Ronaldo është më meritori në fitoren e Manchester Unitedit ndaj Norwichit në shtëpi në kuadër të javës së 33-të në Premierligë.

Manchester United triumfoi 3:2 ndaj Norwichit të Milot Rashicës falë një super paraqitje nga Cristiano Ronaldo.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë e nisi spektaklin e tij në minutën e shtatë të ndeshjes kur shënoi pas asistimit nga Elanga.

Në minutën e 32-të portugezi e shënoi edhe golin e dytë. Kësaj here ai u asistua nga Alex Telles.

Krejt në fund të pjesës së parë, Dowell e ngushtoi epërsinë e vendasve, pas asistit nga Pukki.

E ky i fundit e shënoi golin e barazimit në minutën e 52-të të ndeshjes, ndërsa Dowell ia ktheu nderin, duke i asistuar, transmeton express.

Në minutën e 76-të, Cristiano Ronaldo shënoi nga gjuajtja e lirë duke e kompletuar hat-trikun dhe duke i dhënë fitore të rëndësishme “Djajve të Kuq”.

Me këtë triumf, tani Manchester United shkon në vendin e pestë me 54 pikë, tri më pak se Tottenham në vendin e katërt.