Fjalë Kyçe

Ronaldo: Kam besim te Juventus

Ronaldo: Kam besim te Juventus

Cristiano Ronaldo ka thënë se ka besim të madh në aftësinë e Juventusit për t’i dhënë fund pritjes së gjatë për lavdinë në Ligën e Kampionëve.

Cristiano Ronaldo është një nga lojtarët më të suksesshëm në Ligën e Kampionëve, duke e fituar atë pesë herë, me Manchester United dhe Real Madrid.

Sidoqoftë, Juventus nuk ka arritur të fitojë në Ligën e Kampionëve që nga viti 1996, duke humbur pesë finale.

“Shorti është i vështirë, por gjithmonë është”, ka deklaruar Ronaldo, pas shortit kur u mësua se Juventus do të luajë kundër Atletico Madrid, Bayer Leverkusen dhe Lokomotivës së Moskës.

“Kam besim të madh në ekipin tim dhe nuk mund të presë që të luajë në këtë edicion të mirë të Ligës së Kampionëve”.

“Ka shumë ekipe që mund të fitojnë Ligën e Kampionëve dhe gjithmonë është e vështirë, por unë jam pozitiv dhe i sigurt”