Eksperti spanjoll i futbollit, Guillem Balague ka treguar se Cristiano Ronaldo e kishte refuzuar kontratën e re të Real Madrid para se të largohej për në Juventus.
“Julen Lopetegui nuk e kishte asnjë ide që Cristiano do të largohej”, ka thënë Balague për Transfer Show.
“Nuk kishte ndonjë ndikim të Real Madridit që ai të largohej. Cristiano i kishte thënë Realit ‘nëse dëshironi që unë të rri, atëherë ma ofroni një kontratë të re’”, transmeton GazetaExpress.
“Florentino Perez kishte thënë OK-por nuk do ta merrnit në konsideratë uljen e klauzolës. Pra, një klauzolë me të menaxhueshme për shitje”.
“Ai (Ronaldo) e kishte marrë këtë si ‘ata nuk me duan më! Kishte shkuars të Jorge Mendes dhe i kishte thënë që ti gjente një skuadër të re”.