Fjalë Kyçe

Ronaldo kthehet në Torino për përgatitjet me Juventusin

Ronaldo kthehet në Torino për përgatitjet me Juventusin

Cristiano Ronaldo është rikthyer në Torino, për t’i nisur përgatitjet me Juventusin për sezonin e ri 2021/22.

Ronaldo ka qenë në pushim që prej eliminimit të Portugalisë nga Euro 2020 në rrethin e 16 më të mirëve, pas disfatës ndaj Belgjikës më 27 qershor, raporton Gazeta Express.

Ai pritet të raportojë për stërvitje të hënën në mëngjes në qendrën stërvitore të Juventusit.

Sulmuesi 36-vjeçar është futur në vitin e fundit të marrëveshjes me bardhezinjtë në kohën kur thashethemet për të ardhmen e tij vijojnë.

Ronaldo, i cili besohet se javët e fundit i kaloi në Mallorca me familjen e vet, ateroi në Torino të dielën me aeroplanin e vet privat.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë pritet t’iu nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore në Juventus të hënën para se t’i bashkohet skuadrës për t’u përgatitur për sezonin e ri 2021/22.