Cristiano Ronaldo ka kryesuar listën e të pasurve të Instagramit, përpara rivalëve si Lionel Messi dhe Neymar.
Superylli i Juventusit, i cili ka 308 milionë ndjekës, paguhet më shumë se kushdo tjetër në planet për një postim të sponsorizuar.
Ronaldo mund t’u kërkojë reklamuesve një shumë prej 1.3 milionë eurosh për një postim në llogarinë e tij, sipas firmës së marketingut të mediave sociale, Hopper HQ.
Ai ka rrëzuar nga toplista Dwayne ‘The Rock’ Johnson, i cili grumbullon 1.2 milionë euro për postim, shkruan Mirror, transmeton Klankosova.tv.
Ylli i popit, Ariana Grande, është e treta, ndërsa Messi është i vetmi atlet tjetër në listën e 10 më të paguarve, ku ikona e Barcelonës përfton 900 mijë euro për postim.
Fitimet e mëdha të Ronaldos e kanë sjellur atë në krye të listës për herë të parë, megjithëse ai rregullisht ka qenë në pesë më të mirët.
36 vjeçari është deri më tani golashënuesi më i mirë në Euro 2020 me pesë gola, megjithëse ai mund të kalohet pas daljes së Portugalisë kampionati.