Fjalë Kyçe

“Ronaldo mund të luajë deri në 40 vjeç”

“Ronaldo mund të luajë deri në 40 vjeç”

Sulmuesi i Manchester United, Cristiano Ronaldo është i aftë të luajë deri në moshën 40 vjeç, pasi ai ka përshtatur stilin e tij të lojës për të zgjatur karrierën e tij, thotë ish-kapiteni Wayne Rooney.

Ronaldo, 36 vjeç, kaloi gjashtë sezone në Old Trafford mes 2003 dhe 2009, duke fituar tetë trofe të mëdhenj dhe u bashkua me Unitedin nga Juventusi muajin e kaluar me një kontratë dyvjeçare.

“Herën e fundit që ai luajti këtu, ai ishte më shumë një vrapues, një driblues i madh, me ritëm dhe fuqi,” tha Rooney, tani duke menaxhuar Derby County në Championship.

“Ndërsa tani, ai është një golashënues. Unë mendoj se loja e tij është përshtatur në mënyrë dramatike.”

Rooney, golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i United, shtoi se ish-shoku i tij i skuadrës është një “lojtar krejtësisht i ndryshëm” nga ai që u largua nga klubi 12 vjet më parë, por ende mund të vazhdojë me kërkesat fizike në Premier Ligë.

“Aftësia e tij është padyshim një gjë, por pastaj ai gjithashtu kujdeset për veten, ai është ende në gjendje të shkëlqyeshme. Nuk do të më habiste nëse ai do të luajë deri në moshën 40 vjeç, siç bëri Ryan Giggs, dhe akoma duke shënuar gola.

“Shokët e tij të skuadrës do të duhet të punojnë pak më shumë. Por nëse është diçka si herën e kaluar, në dy vitet e fundit të lojës me të, ekipi e lejoi atë ta bëjë këtë sepse ai ju shënon gola, dhe golat ju fitojnë lojëra”, përfundoi anglezi.

Ronaldo, i cili shënoi 118 gola për United gjatë periudhës së tij të parë, pritet të shfaqet kur ata të përballen me Newcastle në Premier Ligë të shtunën.