Fjalë Kyçe

Ronaldo nderohet me çmim special nga FIFA

Ronaldo nderohet me çmim special nga FIFA

Cristiano Ronaldo nuk është larguar duarbosh nga ceremonia ‘The Best’ e FIFA-s.

Ylli portugez përveç që u përfshi në formacionin më të mirë të vitit nga shtëpia e futbollit botëror, ai fitoi edhe një tjetër çmim.

Lojtari 36-vjeçar u nderuar nga FIFA si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave, pasi ka shënuar aktualisht 115 gola ndërkombëtarë me Portugalinë në të gjitha garat përcjell telegrafi.

Natyrisht se kjo është një arritur e madhe për Ronaldon, duke arritur të lë pas vetës shumë emra të mëdhenj.

Aktualisht portugezi po luan me Manchester United dhe është po ashtu golashënuesi i tyre më i mirë në këtë edicion me tetë gola dhe tre asistime.

Çmimin Ronaldos ia dorëzoi presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino me ceremoninë që u mbajt në Zurich.