Fjalë Kyçe

Ronaldo në rrugë për t’u bërë golashënuesi më i mirë i futbollit ndërkombëtar

Ronaldo në rrugë për t’u bërë golashënuesi më i mirë i futbollit ndërkombëtar

Kur Cristiano Ronaldo është në formën e tij më të mirë, thjesht nuk ka kush e ndal atë para golit – diçka që edhe Lituania e zbuloi të martën në mbrëmje kur sulmuesi shënoi katër gola në fitoren 5-1 për Portugalinë.

Ndeshja e së martës e pa atë të shtojë një tjetër rekord në listën e tij.

Me 25 gola të shënuar, ai tani është bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në kualifikueset e Kampionatit Evropian, transmeton lajmi.net.

“Kjo është prova e qartë dhe e pakthyeshme që ai është lojtari më i mirë në botë”, pohoi trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, pas ndeshjes.

Het-triku i tetë ndërkombëtar në këtë proces, Ronaldo gjithashtu kompletoi kuotën e 93 golave me kombëtaren iberike.

Sulmuesi iranian Ali Daei, i cili fitoi një titull të Bundesligës me Bayern Munich në vitin 1999, shënoi 109 gola në 149 ndeshje për Iranin dhe mban rekordin e golave ndërkombëtar, derisa yllit të Juventus i duhen vetëm edhe 15 gola për ta thyer edhe një rekord tjetër.