Fjalë Kyçe

Ronaldo pritet të kthehet sot në Torino

Ronaldo pritet të kthehet sot në Torino

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo pritet të kthehet në Torino sot dhe të fillojë para-sezonin e tij.

Kontrata e 36-vjeçarit skadon në qershor 2022 dhe edhe nëse ai ka qenë i lidhur me një largim nga Torino në verë, Bianconeri nuk ka marrë ndonjë ofertë, kështu që ish lojtari i Real Madridit dhe Manchester United pritet të luaj në Allianz Stadium edhe për një sezon më shumë.

“Ronaldo do të kthehet në stërvitje të hënën dhe ai do të qëndrojë me ne,” tha nënkryetari i Juventusit Pavel Nedved.

Ronaldo u bashkua me Juventusin në verën e vitit 2018 dhe që prej asaj kohe ka shënuar 101 gola në 133 paraqitje, shkruan footballitalia, transmeton Klankosova.tv.

Fituesi i pesë herë i Topit të Artë ka qenë i lidhur me një lëvizje në PSG në një marrëveshje shkëmbimi me Mauro Icardi, por vetëm nëse Kylian Mbappé bashkohet me Real Madridin këtë verë.

Sidoqoftë, Juventusi këmbëngul se Ronaldo do të kthehet në Torino për të qëndruar, kështu që ai pritet të ulet në aeroportin Caselle të Torinos sot dhe të fillojë para-sezonin e tij në Continassa të hënën.