Fjalë Kyçe

Ronaldo s’e ka ndërmend të lëvizë, pavarësisht krizës për shkak të koronavirusit

Ronaldo s’e ka ndërmend të lëvizë, pavarësisht krizës për shkak të koronavirusit

Cristiano Ronaldo do ta veshë fanellën e Juventusit edhe për të paktën dy vite.

Ai iu bashkua Zonjës së Vjetër nga Real Madridi verën e vitit 2018 dhe nënshkroi kontratë katër vjeçare.

Pavarësisht se lidhet me Paris Saint-Germain, Tuttosport siguron se portugezi ka për qëllim që të respektojë kontratën dhe të qëndrojë në Torino deri më 2022.

35 vjeçari po i kalon këto ditë krize për shkak të COVID-19 në Madeira bashkë me të dashurën dhe fëmijët.

Ai ka shënuar 25 gola dhe ka dhuruar katër asiste në 32 paraqitje për Zonjën e Vjetër para se sezoni të ndërpritet.