Fjalë Kyçe

Ronaldo shënon gola edhe në familje me topin e Champions-it (VIDEO)

Ronaldo shënon gola edhe në familje me topin e Champions-it (VIDEO)

Pas stuhisë së emocioneve të përmbysjes së madhe ndaj Atletico Madridit, ka ardhur koha për të shijuar pak relaks.

Dhe çfarë është më e mirë për Cristiano Ronaldon, se sa të kalojë kohë në shtëpi, me familjen!

Ky duket të jetë sekreti i yllit portugez, i cili, pas performancës së patëmetë kundër “Rojiblancos”, që siguroi kualifikimin në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, po zbavitet me topin që mori me vete brenda mureve të shtëpisë së tij.

Ronaldo shënon gola edhe në familje me topin e Champions-it (VIDEO)
March 17, 2019

Pas stuhisë së emocioneve të përmbysjes së madhe ndaj Atletico Madridit, ka ardhur koha për të shijuar pak relaks. Dhe çfarë është më e mirë për Cristiano Ronaldon, se sa të kalojë kohë në shtëpi, me familjen! Ky duket të jetë sekreti i yllit portugez, i cili, pas performancës së patëmetë kundër “Rojiblancos”, që siguroi kualifikimin në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, po zbavitet me topin që mori me vete brenda mureve të shtëpisë së tij.

Ai i bëri të buzëqeshin të gjithë tifozët e Juventusit me “tripletën”, por goli më i bukur është një tjetër: buzëqeshja e Alanës së tij të vogël. Për të përjetësuar momentin e butë midis babait dhe vajzës ka menduar nëna Georgina, e cila ka filmuar me cellular gjithçka. Nga lotët e emocioneve në stadium për tre golat e CR7 te kjo video, Georgina duket ende e ngazëllyer.

Ajo qesh dhe komenton mbi momentin e ëmbël: “Topi i Ligës së Kampionëve erdhi nga fusha në shtëpi! Ajo është bërë lodra e preferuar e të sapolindurës dhe fëmijëve më të mëdhenj”. Një “dolli” për Ronaldon, i cili e mori topin e ndeshjes Juventus-Atletico Madrid 3-0 me vete, si një kujtim të çmuar edhe për fëmijët.

https://www.instagram.com/p/BvBghG6gI4V/?utm_source=ig_embed&ig_mid=XI47EQABAAEnwwV3saxsbQoSrApe