Fjalë Kyçe

Ronaldo vjen edhe me një rekord të ri, për çka bëhet fjalë?

Ronaldo vjen edhe me një rekord të ri, për çka bëhet fjalë?

Pesë herë fituesi i Topit të Artë, Cristiano Ronaldo, po vazhdon të vendos rekorde të reja në futboll.
34 vjeçari që në verën e vitit 2018 për 115 milionë euro iu bashkua Juventusit nga Real Madrid, me dy golat e fundit të shënuar ndaj Parmas në Serie A, ka arritur një rekord të ri.

Ronaldo bëhet vetëm lojtari i tretë i Juventusit që pas 22 xhirove në Serie A arrin numrin e 17 golave, shkruan lajmi.net.

Këtë më parë e ka arritur edhe David Trezeguet në sezonin 2005/06 (18 gola) dhe Michael Platini në sezonin 1983/84 (18 gola)